Anđela Shimac e Lirim Kastrati, të cilët kanë një vajzë së bashku janë ndarë përfundimisht . “Nuk mund të jetoja më kështu”, ka thënë modelja për media kroate
Modelja dhe futbollisti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale, kurse Shimac e ka konfirmuar së fundmi së thashethemet se ata janë ndarë janë të vërteta.
“Nuk jemi më bashkë”, ka treguar Anđela Shimac për portalit 24sata, teksa ka konfirmuar se lidhja e saj me Lirim Kastratin ka marrë fund.
Modelja nga Sinjski dhe ish futbollisti i Dinamos së Zagrebit u bën prindër të një vajze në mars të këtij viti, por megjithatë u ndanë.
Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, kurse Anđela ka treguar se pse erdhi të ndarja.
“Tani ndjek dikë tjetër dhe nuk e shoh të arsyeshme ta ndjekim më njëri-tjetrin. Ai largoi fotot që kishte me mua”, ka treguar ajo.
“Nuk mund të jemi më bashkë, nuk mund ta kem një mënyrë të tillë jetese. Unë nuk mund ta jetoja jetën time”, shpjegoi ajo.
Anxhela ishte e hapur për këtë temë dhe ka folur për “ferrin” që ka përjetuar në një klinikë private në Poloni.
Modelja kishte shkuar në klinikë për të lindur vajzën e saj, pasi që jetonte në këtë shtet me partnerin e saj. Prandaj, ajo vendosi që të lindte në një vend të huaj, në një klinikë private që për të ishte një gabim shumë i madh.
“Mbrëme dhe sot nuk ka përshkrim lumturia që ndjejë kur u ktheva në Kroaci. Aty ishte në një kryeqytat, në një spital privat dhe me një motër e cila fliste në gjuhën angleze. Ajo infermiere m’i shkatërroi venat tri herë, në të katërtën nuk e ndjeja më krahun tim. Unë ankohem, çaj, por ata vazhduan të jenë të ashpër me mua”, thotë Anđela. Pasi u largua nga spitali, ajo merr vetë përgjegjësinë dhe kthehet në Kroaci.
“Unë jam shumë mirënjohëse për Poliklinikën në Zagreb që vendosën të më pranojnë menjëherë! Shpresoj që dikush të mësojë nga mendimet e mija dhe mos të lindin në spitalet e Europës Lindore, përfshirë edhe Poloninë. Kroacia mbi të gjitha”, thotë ajo.
Thashethemet se Simac dhe Kastrati nuk janë bashkë nisën në janar të vitit 2021, kur Lirimi kishte organizuar një ditëlindje ku ishin të ftuar 15 persona gjë që ishte në kundërshtim me situatën epidemologjike. Videon nga festa e kishte publikuar edhe Anđela, e cila në njëfarë forme konfirmoi lidhjen me futbollistin Kastrati.