Lojtari i Bayernit: Nuk jam mësuar ta shoh Lewandowskin me fanellën e Barcelonës

October 25, 2022
1 minut lexim

Bayern Munich do të përballet me Barcelonën për herë të dytë në fazën e grupeve të Champions League të mërkurën. Jamal Musiala pranoi se i mungon ende Robert Lewandowski. Megjithatë, ai bën të ditur se nuk do të ketë ndjenja në fushë.

Në verë, lojtari polak vendosi të ndryshojë ambient dhe u largua pas shumë vitesh nga Bayerni. Tani do të përballet me ish-klubin për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër. Jamal Musiala nuk i kurseu komplimentet para ndeshjes.

“Nuk jam mësuar ta shoh këtë lojtar në fanellën e Barcelonës. Pavarësisht gjithçkaje, më vjen mirë që kemi mundësinë të garojmë së bashku. Ai nuk është vetëm një futbollist i shkëlqyer, por edhe një njeri fantastik. Megjithatë, kur të dy të dalim në fushë të mërkurën, ndjenja për të do të zhduket.

Situata e skuadrës së Xavit nuk do të ndryshojë qëndrimin tonë para kësaj loje. Ne nuk do t’ua bëjmë të lehtë. Ende duam të vazhdojmë serinë e fitoreve. Pra, mos llogarisni në ngritjen e frenave të dorës”, tha lojtari i Bayern Munih.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A e dini sa vërtet zgjat një moment? Ju keni tri përpjekje dhe me siguri nuk do t’ia qëlloni!

Story i radhës

Fatmir Makolli emocionon: i pikëlluar e me dhimbje për humbjen e më të dashurës time…

Të fundit nga

ShkoLartë