Futbollisti i Kombëtares së Greqisë, Konstantinos Mavropanos, në konferencën për shtyp, ka deklaruar se do të jetë vështirë ndaj Kosovës, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Ndeshja është e vlefshme e xhiros së dytë të Ligës C të Kombeve.
Kosova sfidën e parë e ka fituar në Larnaca me 2:0 ndaj Qipros dhe Greqia me 1:0 kundër Irlandës Veriore në Belfast.
Mavropanos deklaroi se Greqia synon vetëm fitoren ndaj Kosovës në Prishtinë.
Ai theksoi se funksioni i mirë mbrojtjes është rezultat i punës në grup dhe jo vetëm i qendërmbrojtësve.
“Ne e njohim patjetër kundërshtarin. Kanë ndryshuar trajner, ndoshta filozofi, por lojtarët i njohim, luajtëm kundër tyre vitin e kaluar. E nisëm shumë mirë dhe ne kemi ardhur këtu me ambicie për të marrë tre pikën”, tha Mavropanos.
A pret dallime nga ndeshja e parë?
“Po, mendoj se do të jetë një ekip tjetër. Kosova po përpiqet të luajë futboll dhe po kërcënon me kundërsulme. Ne do të luajmë ndryshe, me Irlandën e Veriut kemi qenë shumë të kujdesshëm me linjat tona.
Jemi përgatitur siç duhet për ndeshjen ndaj Kosovës që të marrim një rezultat të mirë”, tha më tej.
Për bashkëpunimin e mirë që ka me Hadjidiakos: “Nuk jemi të vetmit që mbrohemi, është punë ekipore. Mesfushorët dhe gjithë ekipi ndihmojnë. Ne kemi besim dhe teksa u përballem me Irlandën e Veriut mund ta bëjmë me shumë kundërshtarë”.