Kosova ka dhënë një performancë të mirë në Lojrat Mesdhetare.
Distria Krasniqi ditën e djeshme fitoi medalje të artë, teksa sot ka ardhur një tjetër arritje për Dardanët.
Xhudistja Laura Fazliu mundi spanjollen, Perez Cabana, në kategorinë e peshave 63 kg, duke “rrëmbyer” medaljen e artë.