Loja që u kthye në tragjedi! Dy të miturit që u mbytën në liqen ishin vëllezër me njëri-tjetrin, si ndodhi ngjarja e rëndë

May 27, 2022
1 minut lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushit, në afërsi të Tiranës.

Burime nga policia për Panorama.al bëjnë me dije se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji ndërsa 2 jo. Pas gati dy orësh polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.

Mësohet se ata janë vëllezër me njëri tjetrin. Sipas News 24, grupi i fëmijëve kanë nisur një lojë ku duhet të kapeshin pas një litari të lidhur në pemë dhe të zhyteshin në liqen por fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se njëri prej tyre është futur në ujë për të shpëtuar vëllanë e tij të vogël por asnjëri nuk ka mundur të dalë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tottenham i vihet pas qendërmbrojtësit të Interit

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 28 maj

Të fundit nga

ShkoLartë