Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
“Loja” e numrave në PD, kush ka më shumë deputetë, Berisha apo Alibeaj – Gazeta.mk

“Loja” e numrave në PD, kush ka më shumë deputetë, Berisha apo Alibeaj

December 26, 2022
1 minut lexim

Në emër të numrave në Parlament, dy grupet në PD gati sa nuk u përplasën dhe fizikisht, në sy të medias dhe opinionit publik, të mërkurën që shkoi.

Dhe numrat parlamentare marrin edhe më shumë vlerë, sa herë diçka lëviz mes të dyja grupeve, të Berishës dhe Alibeajt.

Grupi i Alibeajt është rrudhur, pasi disa ndryshuan rrugës dhe shkuan tek Berisha, megithatë janë mjaftueshëm deputetët mbështetës të tij, që të përcaktojnë shpesh axhendën politike të vendit.

Grupet do të vijojnë të ndryshojnë për shkak të deputetëve që synojnë postin e kryebashkiakut, në garën e 14 majit.

Kandiati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi që doli nga Primaret, do të zëvendësohet nga Asllan Dogjani. Ai do të lërë mandatin në mars, dhe atë do e përfundoj, një mbështetës tjetër i Berishës. Pra, largimi i Këlliçit nuk ndryshon numrin e Berishës.

Në Elbasan ikën Luçiano Boçi, thyesi i herësit më 25 prill. Largimi i tij duket se do të shtojë mbështetje për grupin Alibeaj. Pasuesi i listës është Qani Xhafa, mbështetës i Lulzim Bashës, në përballjen që ai pati me Berishën.

Në Shkodër ndërkohë është Lodovik Hasani që do të zërë vendin e Zef Hilës, që kandidion për të rimarrë, Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ndryshe nga Hila, pasusi i mandatit të tij, duket më afër grupit Alibeaj.

Dy ndryshime ndërkohë kanë ndodhur. Largimi i Grida Dumës futi në Parlament Oriela Nebiajn, që e cilëson vetën thjesht demokrate dhe larg të dy grupeve. Do të jetë vota e saj, ajo që do ta pozicionojë në vijim.

Alfred Rrushaj sakaq duket se shtoi mbështetjen për grupin që la Lulzim Basha në PD, me hyrjen e Petrit Dodës në Parlament.

Lëvizjet në PD-të megjithatë mbeten dinamike, sa kohë që Apeli nuk ka dhënë verdiktin se kujt i takon vula. Përcaktuese pritet të jenë dhe zgjedhjet lokale të 14 majit, kur PD-ja do të ketë dy kandidatë, ato të Pimareve të Berishës, dhe ato të Alibeajt, që ende nuk janë zbuluar plotësisht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rasti “Titanik 2”, Mijallkov sillet në seancë gjyqësore

Story i radhës

Kovaçevski: Të papranueshme shantazhet dhe presionet për ndryshimet Kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë