LOE: Prodhimi vendor – shpëtim nga rritja e çmimeve

June 2, 2022
1 minut lexim

Përderisa çmimi i metalit është stabilizuar në bursat botërore, ende mbetet enigmatike se si do të jenë çmimet e energjencave dhe produkteve ushqimore, vlerësojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Nga këtu thonë se ekziston rreziku për rritje të çmimit të energjisë elektrike në dimër. Për menaxhim më të mirë me krizën propozojnë rritjen e prodhimit vendor.

“Nëse duam që të mbrohemi nga këto goditje të çmimeve duhet të shkojmë në një drejtim. Ai drejtim është prodhimi i brendshëm sa më shumë të jetë i mundur edhe e energjencave, por edhe i produkteve ushqimore. Në atë mënyrë goditjet e çmimeve mundet të jenë më të vogla dhe të gjithë situatën ta mbajmë nën kontroll.”,- tha kryetari i LOE-së, Trajan Angellovski.

Në kushte kur ka rritje të çmimeve nga LOE nuk kuptojnë arsyen se përse qeveria ende nuk po aktivizon rezervat shtetërore.

“Industria e miellit dhe bukës qe një kohë të gjatë kërkon intervenim nga rezervat shtetërore. Ne nuk e kemi të qartë se përse ende nuk ka një intervenim të tillë. Ndoshta strukturat qeveritare kanë metodologji tjera për aktivizimin e tyre. Megjithatë ne vlerësojmë se ato rezerva shërbejnë në situata kur ka mungesë të tregut apo kur ka rritje të mëdha të çmimeve. Kështu që një kusht është plotësuar.”,- tha kryetari i LOE-së, Trajan Angellovski.

Nga Lidhja e Odave Ekonomike gjithashtu kërkojnë heqjen e procedurave për marrjen e lejes për instalimin e burimeve të ripërtërishme që sipas tyre janë të komplikuara.

Me instalimin e burimeve të ripërtërishme kompanitë do të munden që vet ti kënaqin nevojat me energji elektrike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani në Uashington e nënshkroi Marrëveshjen e Otavës, një nga themelet e anëtarësimit të vendit në Aleancë

Story i radhës

20 vjetori i BDI-së / Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Three Dots, Bardhi nesër në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë