Lobimi në Amerikë, dyshime rreth kontratës 147 mijë euroshe

July 20, 2023
min lexim

147 mijë euro për një vit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrata e nënshkruar në muajin qershor, e lidhur mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kompanisë Afërdita Rakipi Communications dhe Ambal, synon avancimin e raporteve me amerikanët.

Mirëpo, një pritje të tillë nuk e ka ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Bile, ai thotë se pronarët e kompanive: Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj, kanë ndikuar vite me parë që të mbyllet Këshilli Shqiptaro- Amerikan.

“Se kjo qeveri nuk e ka as idenë se çfarë po bën, tregon edhe kontrata për lobim në SHBA. Sipas informacionit, kompania e angazhuar nga qeveria e Kosovës për lobim në SHBA, para së gjithash përfaqësuesi e ka shuar Këshillin Shqiptaro Amerikan për shkak të keqmenagjimit të fondeve duke humbur statusin “earmarked funding” nga qeveria amerikane. Si pasojë sot nuk ekziston Këshilli Shqiptaro Amerikan!”, tha Abazi.

Këtë kontratë, Partia Socialdemokrate po e vlerëson si keqpërdorim të buxhetit dhe korrupsion.

Madje, Nol Nushi, njëri nga zyrtarët e kësaj partie po i cilësonë pronarët e kompanive të kontraktuara si të lidhur ngushtë me zevendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Edhe anëtarja e PDK-së në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Ariana Musliu – Shoshi, ka dalur kundër këtij vendimi.

Ajo thotë se i ka dy arsye për një gjë të tillë: e para për shkak të shumës së vogël për një aktivitet të tillë dhe e dyta për shkak që këto dy kompani nuk kanë lidhje të fuqishme me zyrtarë të lartë të SHBA-së.

“Janë dy probleme. Një, që derisa shtetet paguajnë miliona euro për lobim në SHBA, 147 mijë euro janë absolutisht të pamjaftueshme për të arritur suksesshëm rregullimin e raporteve tashmë të dëmtuara së tepërmi nga kjo qeveri. Dhe e dyta: për shkak që këto para shkojnë tek një kompani e dy shqiptaro – amerikanëve të cilët nga një hulumtim i shpejtë në internet, nuk kanë ndonjë aktivitet të theksuar apo lidhje të fortë me administratën amerikane”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Media gjatë ditës ka tentuar që të flas me zyrtarë të qeverisë Kurti apo ata të ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla- Scwarz, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Njësoj kanë vepruar edhe dy pronarët e kompanive të kontraktuara për lobim: Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Platformat më të mëdha online zbulojnë pesë profesorët shqiptarë me më shumë kontribute në shkencë

Story i radhës

Klubi i madh kroat zbarkon në Prishtinë pas 35 viteve 

Të fundit nga

ShkoLartë