llukarevska hetimi per tragjedine e kocanit eshte selektiv 67fa5e46bcfdb

Llukarevska: Hetimi për tragjedinë e Koçanit është selektiv

April 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 prill – “Pas tragjedisë së 16 marsit në Koçan, rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon selektivitet dhe jotransparencë. Familjet në Koçan dhe qytetarët meritojnë përgjigje. Por, në vend të kësaj, kemi një hetim selektiv, i cili herë pas here bëhet edhe në mënyrë bombastike”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në një intervistë në Telma.

Ajo thotë se pas një tragjedie si kjo, askush nuk ka të drejtë të justifikohet apo të bëjë përzgjedhje.

“Megjithatë, tani po shohim një hetim selektiv. Ndërkohë që ministri i mëparshëm i Ekonomisë është në paraburgim, ky aktual pretendon se nuk ka dijeni për përgjegjësitë dhe kompetencat, duke thënë: “Nuk kam lidhje me këtë dhe me licencat”. Nuk kemi dëgjuar asgjë për punonjësit e policisë që janë të detyruar të bëjnë një plan rreziku, thjesht shohim se ka një pezullim. Publiku ka nevojë për përgjigje dhe ky proces duhet të jetë transparent. Qytetarët dhe familjet në Koçan meritojnë të kenë përgjigje për tragjedinë”, tha Llukarevska.

Llukarevska iu referua edhe formimit të një komisioni hetimor që duhet të fillojë punën në kohën e duhur, por nuk duhet të jetë zëvendësues për hetimin.

“Hetimi për tragjedinë e Koçanit duhet të tregojë rezultate të besueshme. Komisioni hetimor nuk guxon ta zëvendësojë hetimin e MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike dhe nuk duhet të jetë urë për fitimin e pikëve të lira politike”, tha Llukarevska.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

driton kuqi i bdi se gjithmone kam punuar vec me ndershmeri 67fa5e4323373
Story i mëparshëm

Driton Kuqi i BDI-së: Gjithmonë kam punuar veç me ndershmëri

rama kam sjelle surprize nje cun problematik noizy performon kengen zyrtare te fushates se ps 67fa63a43bafc
Story i radhës

Rama: Kam sjellë surprizë një çun problematik! Noizy performon këngën zyrtare të fushatës së PS

Të fundit nga

Lajm i hidhur për Barcelonën

Barcelona ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampioneve, pasi ka mësuar se me shumë mundësi do të përballojë fundin e sezonit pa një preje elementëve
ShkoLartë