llugalliu takohet me drejtorin e pergjithshem te doganes se belgjikes 628635cbc7f08

​Llugalliu takohet me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Belgjikës

May 19, 2022
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Belgjikës Kristian Vanderwaeren.

Në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim në disa fusha të rëndësishme, si dhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen vendet tona.

Llugalliu dhe Vanderwaeren thanë se efektet e vështirësive globale kanë manifestuar efekte të ngjashme për të dyja vendet, ndërsa që doganat si institucione të rëndësishme për zbatimin e ligjit, të hyrat dhe sigurinë, janë afektuar dukshëm në dimensione të ngjashme.

Dy drejtorët u zotuan për shqyrtim të mundësive për shkëmbim duke përcaktuar edhe fushat e nevojshme ku do të fokusohet shkëmbimi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

deputeti demokrat propozon ish ministrin teknik te bashes si kandidat per president 628635c72b467
Story i mëparshëm

Deputeti demokrat propozon ish-ministrin teknik të Bashës si kandidat për president

TALAT XHAFERI POLICIA
Story i radhës

Për rastin me incizimin e Xhaferit duhet të ketë procedurë në Kuvend, vlerëson Kovaçevski

Të fundit nga

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës. Më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë
ShkoLartë