lloris veteranet duhet te ndihmojne te rinjet ndaj anglise 63932ba8adc7e

Lloris: Veteranët duhet të ndihmojnë të rinjët ndaj Anglisë

December 9, 2022
1 minut lexim

Portieri i kombëtares së Francës, Hugo Lloris, beson se përvoja që ky grup lojtarësh ka në Kupën e Botës, ku janë kampionë në fuqi, do të bëjë diferencën në përballjen e vështirë ndaj Anglisë.

Kjo sfidë është e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit “Katar 2022”. Lloris, lojtari me më shumë ndeshje për kombëtaren e “gjelave”, i dërgon nje mesazh rivalëve.

“Lojtarët tanë e dinë shumë mirë se çfarë është presioni i një ndeshje të tillë. Natyrisht që kemi disa fubollistë që nuk kanë qenë të përfshirë në ndeshje të këtij niveli, por ne veteranët do t’i ndihmojmë ata. Kemi biseduar se si luhet dhe përgatitet një sfidë e tillë dhe mendoj se e gjithë skuadra është gati.

Kjo është një çerekfinale e Kupës së Botës dhe e ne e kuptojmë rëndësinë e saj dhe se si ta luajmë këtë ndeshje. Nuk ka shumë për të thënë, ndaj Anglisë është një ndeshje e madhe”, tha Lloris.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

e drejta per tu harruar perdoruesit mund te kerkojne heqjen e informacioneve te paverteta nga google 63932a1e81e5f
Story i mëparshëm

E drejta për tu harruar, përdoruesit mund të kërkojnë heqjen e informacioneve të pavërteta nga Google

deschamps flet per te ardhmen e tij te franca 639332b40c543
Story i radhës

Deschamps flet për të ardhmen e tij te Franca

Të fundit nga

Bitcoin prek rekord të ri

Sapo Bitcoin arriti një rekord të ri historik të mërkurën, bastvënësit në Polymarket hodhën menjëherë sytë drejt një objektivi edhe më të lartë, njëqind e pesëmbëdhjetë mijë dollarë, (115.000), brenda nëntë ditëve
ShkoLartë