Teksa ka startuar përballja ndaj Anglisë, një nga futbollistët francez ka vendosur një rekord të ri.
Bëhet fjalë pikërisht për kapitenin e “bluve”, Hugo Lloris, i cili u bë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e “gjelave”, me 143 të tilla, duke kaluar kështu mbrojtësin legjendar, Lilian Thuram, i cili mbante rekordin me 142 paraqitje.
Lista e top 10 lojtarëve me më shumë paraqitje në historinë e Francës:
Hugo Lloris 143
Lilian Thuram 142
Thierry Henry 123
Olivier Giroud 118
Marcel Desailly 116
Antoine Griezmann 115
Zinedine Zidane 108
Patrick Vieira 107
Didier Deschamps 103
Karim Benzema 97
Laurent Blanc 97
Bixente Lizarazu 97