Lloga: Si “Front Europian” pranuam ftesën e VMRO-DPMNE-së për të diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme për vendin

1 minut lexim

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka njoftuar se Fronti Europian ka pranuar të bisedojë me VMRO-DPMNE-në që siç thotë Lloga, është e nevojshme të diskutohet dhe të hapen të gjitha çështjet, përcjell TV21.

“Para se të votohet për ndryshimet në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore, pak ditë më parë kemi pasur një mbledhje të koalicionit “Fronti Europian” me një përbërje më të gjerë të kryetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të partive, në të cilën jemi informuar se ka pasur ftesë nga VMRO-DPMNE ose ndonjë lloj ftese përmes palëve të treta. Kemi diskutuar dhe një nga pyetjet ka qenë se si do të veprohet, pra a duhet të ulemi të flasim apo të udhëhiqemi nga ajo që tashmë është shpallur, pra të vazhdojmë të kërkojmë legjitimitet. Është diskutuar dhe unanimisht është arritur qëndrimi se është e nevojshme të ulemi me VMRO-DPMNE-në dhe të hapen të gjitha çështjet”, tha Lloga.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Mjaft Edi Rama”, publicisti godet rëndë kryeministrin shqiptar pas deklaratës për Rugovën, ka dy fjalë edhe për Abdixhikun

Story i radhës

“Sistemi nën kontroll”, Dedaj: Presidenti kukull, nuk e shpërndanë dot parlamentin, tallen me të

Të fundit nga