ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pas emërimit të sotëm të Sashko Llafçiskit për shef në Armatën e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Lloga thotë se i njëjti nuk i plotëson kushtet, ndërsa shton se në këtë pozitë është dashur të emërohet gjenerali Besnik Emini.
“Kur një shqiptare nuk i plotëson kushtet ligjire për drejtoresh (Revizore e IPA Fondeve) ajo shkarkohet, kur një maqedonas nuk i plotëson kushtet ligjore ai bëhet Shef i Shtatmadhërisë së ARM-ës!Paradokset në këtë shtetin tonë të quajtur Maqedoni e Veriut bëhen normale sidomos e sidomos kur komuniteti shumicë duhet të bëj “përzgjedhjen” e tij. Sashko Lafçiskit nga gjeneral brigade “u rrit” në gradën gjeneral-major dhe u emërua në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, nga ana Presidentës Gordana Siljanovska-Davkova, e kjo ka ngjallur shumë reagime në opinionin e përgjithshëm e veçanërisht në armatë, ama kjo kalon shpejt sepse ai e zuri vendin e një shqiptari që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore duhej të ishte gjeneral Besnik Emini. z. Lafçiski nuk i plotëson kushtet e duhura për qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhërisë. Nuk reagoi as LSDM, as VMRO, as LEVICA as ZNAM, thua pse?”, ka shkruar Lloga.
Burimi: tv21