vihet nen kontroll zjarri ne frakull te vogel u dogjen rreth 5 mije rrenje ullinj 66c25e12bac97

Vihet nën kontroll zjarri në Frakull të Vogël, u dogjën rreth 5 mijë rrënjë ullinj

August 18, 2024
1 minut lexim

Falë ndërhyrjes nga ajri, zjarri në Frakull të Vogël është vënë nën kontroll.

Sipas një bilanci paraprak, mësohet se janë djegur afërsisht 5000 rrënjë ullinj. Vatrat e zjarrit, që u shfaqën në mesnatën e kaluar, u neutralizuan gjatë orëve të para të mëngjesit. Megjithatë, mesditën e sotme, ato janë riaktivizuar përsëri me një intensitet më të lartë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishte dhe vreshtari.

Shtatë mjete zjarrfikëse dhe një autobot i Bashkisë Fier, me personel zjarrfikës prej 32 vetësh, kanë qenë në terren, por ndërhyrja e tyre ishte e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërhyrja nga ajri ishte e vetmja mënyrë për të vënë zjarrin nën kontroll.

MARKETING

RENT A CAR

lloga llafciski nuk i ploteson kushtet zuri vendin e gjeneral besnik eminit 66c25bc2e2ea3
Story i mëparshëm

Lloga: Llafçiski nuk i plotëson kushtet, zuri vendin e gjeneral Besnik Eminit

rusia mohon raportin mbi bisedimet indirekte me ukrainen 66c262b1b19a4
Story i radhës

Rusia mohon raportin mbi bisedimet indirekte me Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë