Kuvendi nuk ka kthyer asnjë zgjidhje ligjore të paraqitur në mënyrë jo të duhur, thotë Llaskovska
Deputetja VMRO DPMNE-së opozitare, Bllagica Llaskovska, në paraqitjen në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat ka reaguar se një sërë ligjesh në Kuvend kalohen pa respektuar procedurën e Rregullores.
Sipas saj, ka ligje që edhe pse janë dorëzuar me lëshime, asnjëri prej tyre nuk është kthyer në Qeveri.
“Çdo ligj që vjen nga Qeveria duhet të ketë deklaratë të plotësuar se ai ligj i plotëson të gjitha kushtet, e ashtuquajtura tabela korrespondente, por është bosh… çfarë duhet të bëjë Kuvendi që zgjidhjen ligjore t’ia kthejë Qeverisë. Deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, tha Llaskovska.