Llapi fiton Kupën e Kosovës

May 26, 2022
1 minut lexim

Ka përfunduar gjithçka sa i përket finales së Kupës së Kosovës, ku skuadra e Tahir Batatinës është shpallur kampione e këtij sezoni.

Pas plot 90’ minutave lojë të rregullt dhe 11’ minuta shtesë në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Llapit ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Dritës, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Franciso Rivera ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku kalon Llapin në epërsi prej 1:0 në minutën e 6’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e barazimit për skuadrën e Ardian Nuhiut e shënoi Hamdi Namani, i cili me kokë shënon në minutën e 37’ për 1:1.

Llapjanët ishin ata të cilët e nisën më mirë pjesën e dytë, ku edhe e gjetën golin e epërsisë përmes Arbnor Ramadanit, i cili shënon në minutën e 48’ për rezultatin final të ndeshjes 2:1.

Goli i Ramadanit rezultoi të jetë goli i triumfit të dytë radhazi të Llapit në këtë garë, ku edhe një herë Kupa e Kosovës do të merr rrugën drejt Llapit.

Në anën tjetër, ëndrrës së Dritës për triumf në këtë garë pas afro dy dekadave tani i erdhi fundi, pasi që Llapi arrin të shpallet kampion i Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Llapit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamjet shokuese nga tërmeti në Peru – lëkundjet rrëzojnë njerëzit në tokë

Story i radhës

Gjiknuri: PS sheh përtej interesit politik personal, do të na ndihmonte më shumë nëse presidenti do të ishte nga “barku” ynë i ngushtë

Të fundit nga

ShkoLartë