Llalla: Kasami dhe Besa janë të “vegjël”, kanë keqpërdorur çështjen kombëtare, BDI-ja ka të drejtën për të ftuar takim liderësh

min lexim

Duke komentuar takimin e liderëve shqiptarë nga ana e Lëvizjes Besa, analisti politik Arben Llalla ka thënë se Lëvizja Besa po mundohet të luaj rrol të rëndësishëm në shoqëri edhe pse nuk është ndonjë faktorë.

Ai është i mendimit se fillimisht partitë politike shqiptare duhet ta pranojnë ftesën e kryeministrit Kovaçevski për takim.

Shton se të drejtën për të ftuar takim të liderëve shqiptarë e ka Bashkimi Demokratik për Integrim si partia më e madhe shqiptare e më pastaj sipas Llallës vjen Aleanca. Deklaron se Lëvizja Besa gjithnjë e ka keqpërdorur çështjen shqiptare.

“Lëvizja Besa gjithnjë ka keqpërdorur çështjen kombëtare, dhe këtë herë po luan rolin e të fortit gjë që është një parti e vogël pa pesh. Besa hyri në qeveri me LSDM me ashkak për përcaktimin etnik në Letërnjoftime, Besa e harrojë këtë kërkesë. Partitë shqiptare në fillim duhet të pranojnë ftesln e kryeministrit më tej të drejtën për tryezë takimesh midis partive shqiptare e ka BDI si partie madhe në pushtet dhe ASH si parti e madhe në opozitë. Besa kërkon të luaj rol të rëndësisshëm për të cilën ai ska as pesh e as autoritet politik në kampin shqiptar”, deklaroi Llalla.

Story i mëparshëm

Marsejë: Nga frika prej krimit qytetarët ngrenë mure mbrojtëse

Story i radhës

Daily Mail i bën jehonë skandalit në Pejë: Tronditëse, infermierja rreh të moshuarën në azil

Të fundit nga