Lladrovci reagon pas vendimit të Kushtetueses për Kastratin

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën kur mori vendim për mënyrën e organizimit të mësimit në Komunën e Kamenicës, gjë që hedhi poshtë reformën arsimore të ish-kryetarit të së njëjtës komunë, Qëndron Kastratit.

Lladrovci e uroi Kastratin, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, për, siç e quan ai, fitoren në këtë betejë, duke thënë se ky vendim ua mbyll gojën keqbërësve në dy komunat, Kamenicë e Drenas.

“Kur e nisa i pari në Drenas këtë reformë, u ballafaqova me rezistencë nga keqbërës dhe qytetarë që nuk ia deshën e as nuk ia duan të mirën arsimit, as nxënësve e as prindërve, me akte populliste, siç bënë edhe në Kamenicë”, ka shkruar ai në postim.

“Ndonëse nuk kam pasur asnjëherë dilema, megjithatë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese pos që ua mbyllë gojën keqbërësve në dy komunat, i rikonfirmon vendimet tona të drejta!”, thotë më tej Lladrovci.

“Me procese të tilla, herët apo vonë do të përballen edhe komunat tjera”, tha ndër të tjera ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Doktori nuk bën asnjë hap pas”- Belind Këlliçi tregon skenarin: Ja rasti kur unë do të bëhesha kryetar i PD-së

Story i radhës

Zeqiraj nënshkruan me klubin kroat

Të fundit nga