“Doktori nuk bën asnjë hap pas”- Belind Këlliçi tregon skenarin: Ja rasti kur unë do të bëhesha kryetar i PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur se i vetmi skenar, ku ai mund të bëhej kryetari i ri i Partisë Demokratike do të ishte nëse nga gara do të tërhiqej Sali Berisha, gjë e cila sipas tij nuk mund të ndodhë.

Në një intervistë për Zonë e Lirë, Këlliçi ka thënë që Berisha njihet për detajin që nuk bën hapa pas.

Pjesë nga intervista

Arian Çani: Sa shanse ka të bëhesh kryetar i ri i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara?

Belind Këlliçi: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: Nuk bën hap pas, nuk e njeh indjetron.

Arjan Curi: Nëse doktori do të tërhiqej, por do të caktonte Këlliçin, ka shumë shanse.

Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, në këtë kohë që po flasim?

Arjan Curi: Është 50 me 50.

Arian Çani: Pse kush e konkurron Këlliçin brenda Partisë Demokratike?

Arjan Curi: Brenda PD-së nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet bëhen brenda foltores, pastaj nga ana tjetër janë Gazi, Alibeaj dhe Jorida, këta nuk e konkurrojnë dot. Brenda foltores mund të ketë 2.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Neuer qëndron në Bayern Munich

Story i radhës

Lladrovci reagon pas vendimit të Kushtetueses për Kastratin

Të fundit nga