Rezultate mjaftë befasuese dhe numër i madh i golave janë regjistruar në gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që startuan nga ora 21:00.
Liverpooli e ka pësuar një humbje turpëruese duke u mposhtur nga Napolit me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin A që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Skuadra e trajnerit Luciano Spalletti ishte më e mirë në fushë që nga fillimi i ndeshjes. Zielinski (2), Anguissa dhe Simeone shënuan për Napolin, kurse golin e vetëm për anglezët e shënoi Diaz në minutën e 49’.
Sfidë tjetër interesante ishte ajo ndërmjet Interit dhe Bayernit në “Giuseppe Meazza”, ku bavarezët shënuan fitore me rezultat 2-0. Goli i Sane dhe autogoli i Danilo Dambrosios e gjunjësuan skuadrën e Inzaghit paera tifozëve të vet.
Në sfidën tjetër të Grupit C, Barcelona u tregua e pamëshirshme përballë Victoria Plzenin të cilën e mposhti me rezultat 5-0. Robert Lewandowski shkëlqeu me hat-trick, kurse me nga një gol kontribuuan edhe Kessie dhe Torres.
Atletico Madridi dhe Porto kanë barazuar me rezultat 1-1, kurse rezultatet tjera ishin këto:
Brugge-Leverkuse 1-0
Tottenham-Marselle 2-0.
Në ndeshjen e zhvilluara nga ora 18:45, Ajaxi triumfoi ndaj Rangers me rezultat 4-0, kurse Sportingi mposhti Frankfurtin me rezultat 3-0.