Liverpoolit ashtu si i ka hije, tre pikë larg liderit Manchester City 

Liverpoolit ashtu si i ka hije, ka shënuar fitore bindëse me rezultat 6:0 ndaj Leeds Utd, në takimin e mbetur të javës së 19-të të Premier League.

Tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit. 

“Reds-at” treguan lojë shumë të mirë dhe si fryt i kësaj edhe e mbushën portën e rivalit.

Salah shënoi në minutën e 15-të nga penalltia, duke vazhduar serinë e golave Matip (30′), sërish Salah nga penalltia (35′), Mane (80′ e 90+1′) e van Dijk (90+3′).

Liverpooli është në vend të dytë me 60 pikë pas 26 jave, minus tre pikë nga lideri Manchester City dhe Leeds Utd është i 15-ti mi me 23.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jep dorëheqje kryetari i ASH-së Bajnicë, duhet shpresë e re

Story i radhës

Princi Harry ankohet për shpifje kundër disa gazetave

Të fundit nga