​Liverpooli njofton se sa bileta janë rezervuar për tifozët e tyre për sfidën me Interin

Stadiumet italiane do të hapen deri në 50 për qind të kapacitetit dhe kjo do të thotë se tifozët e Liverpoolit do të kenë vetëm 2,180 bileta në dispozicion për ndeshjen kundër Interit.

Stadiumet në Itali nuk janë kthyer kurrë në kapacitetin e plotë pas bllokimit fillestar në mars të vitit 2020, duke arritur më së shumti deri në 75 për qind të kapacitetit të tyre.

Kapacitetit u kthye sërish në 50 për qind pas rritjes së rasteve të COVID-19 të shkaktuar nga varianti Omicron, më pas në janar u reduktua në vetëm 5,000 tifozë për stadium.

Tashmë që kjo valë është zbutur, Qeveria ka dhënë leje që klubet të rikthehen në kapacitetin 50 për qind të kapacitetit të stadiumeve të tyre.

Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për skuadrat, veçanërisht kur ata do të kishin fituar shumë të ardhura nga një ndeshje e madhe si ato të raundi i 1/16-të i Ligës së Kampionëve.

Liverpooli ka njoftuar se i janë ndarë vetëm 2180 bileta për ndeshjen kundër Interit në “Giuseppe Meazza” të mërkurën më 16 shkurt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Милошоски: Со пратениците од Беса сме на ист став за промена на изборниот модел

Story i radhës

Pse duhet të përdorni vajin e jojobës nga koka te këmbët, përfitimet e mrekullueshme në lëkurë dhe flokë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish