Liverpooli kthehet me tre pikë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Wolves-in, në takimin e javës së pestë të Premier League.
Vendasit edhe pse kaluan në epërsi, nuk e mbrojtën rezultatin pasi që mysafirët shtuan presionin e madh dhe shënuan tre herë në pjesën e dytë.
Për Liverpoolin realizuan Gakpo (55′), Robertson (85′) e Elliott (90+1’) dhe për vendasit shënoi Hwang Hee-Chan (70’).
Liverpooli ka shënuar 4 fitore e 1 barazim, duke e marrë përkohësisht kreun e tabelës me 12 pikë dhe Wolves renditet në pozitën e 15-të me 3 sosh.