Pas thirrjes që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri liderëve perëndimore për të shtuar sanksionet kundër Rusisë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia është e vendosur të përfundojë misionin e saj në Donbas dhe se do t’i rezistojë sanksioneve perëndimore.
I pyetur në lidhje me qëllimin e Rusisë për të pushtuar pjesë të territoreve ukrainase në Odesa, Kharkiv dhe Kherson, Peskov tha se vendimi do të varet nga “vullneti i njerëzve vendas”.
“Qëllimi numër një është të mbrohet populli i Donbasit dhe Luhanskut nga ata që po bombardojnë Donetsk, për shembull, tani, dhe po vrasin civilë atje. Gjë që e kanë bërë prej deri në nëntë vitesh,” tha ai.
“Sa i përket territoreve dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, ju e dini, se sa më shumë që ushtria jonë po pastron territorin nga ato regjimente nacionaliste, aq më shumë njerëz po i mirëpresin dhe aq më shumë njerëz deklarojnë dëshirën e tyre për të ndërprerë jetën e tyre të ardhshme me regjimin modern në Kiev”, pohoi ai, shkrua CNN.
Peskov tha se Rusia nuk përbën kërcënim për shtetet baltike dhe Finlandën, e cila njoftoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar, duke thyer jo-aleancën ushtarake prej dekadash pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne jemi të sigurt se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, nuk do të sjellë ndonjë përfitim shtesë për sigurinë e kontinentit evropian. Përkundrazi, do të sjellë tension shtesë”, tha ai.
Zëdhënësi pranoi se Moska nuk është në një “pozitë të rehatshme” pas sanksioneve ekonomike “të pashembullta” nga Perëndimi kundër Rusisë, por pretendoi se “efekti vendimtar” i sanksioneve që Perëndimi kishte shpresuar “nuk ndodhi”.
“Tani po ndihemi edhe pak më mirë se sa mund të mendohet,” tha Peskov, duke shtuar, “Sigurisht, ne i kuptojmë problemet tona, ne e kuptojmë se në një kohë shumë të shkurtër do të duhet të kompensojmë një rënie mjaft të konsiderueshme në më shumë. se 40%-45% në importe”.
Ai tha se Rusia po planifikon një “rritje shumë serioze” për prodhimin e saj vendas dhe infrastrukturën.
“Për të riorganizuar importet duhet të riorganizojmë drejtimin e importeve. Për të kompensuar drejtimin perëndimor, duke rritur importet nga drejtimi lindor”, tha Peskov duke lënë të kuptohet për rritjen e importeve nga vendet aziatike. “E gjithë kjo është mjaft e mundshme sepse bota jonë është kaq e madhe dhe kaq e pasur.”