Bill Clinton dhe George W. Bush në mbështetje të Ukrainës
Ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe George W. Bush kanë vizituar një kishë ukrainase në Çikago në shenjë mbështetjeje për popullin ukrainas.
Clinton dhe Bush kanë vendosur në Kishën Katolike të Shën Volodimir dhe Olha nga një buqët me luledielli të cilat ishin të mbështjellura me shirita të kaltër dhe të verdhë, të cilët simbolizojnë flamurin e ukrainas.
Një ndër ukrainasët të cilët ishte në ato momente në kishë tha se luledielli do të thotë solidaritet.
America stands united with the people of Ukraine in their fight for freedom and against oppression. pic.twitter.com/O7INc9S1tq
— Bill Clinton (@BillClinton) March 18, 2022
Ndërkaq, Presidenti Bush në Tëitter ka shkruar: “Amerika qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës derisa ata luftojnë për lirinë dhe të ardhmen e tyre”.
Zelensky kërkon bisedime domethënëse me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë sërish thirrje për bisedime të sigurita dhe të “pa vonuara” me Moskën.
Pasi që sipas tij, kjo është e vetmia mënyrë që të ndalohen dëmet e shkaktuara nga “gabimet” e pushtimit të Rusisë.
“Është koha për t’u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën”, shkruan “Bota sot”.
“Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar”, ka thënë Zelensky.
Ukraina thotë se shkatërroi 12 objektiva ajrore ruse
Pushtimi i Rusisë në Ukrainë po vazhdon edhe sot.
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se kanë shkatërruar të paktën 12 objektiva ajrore ruse, dy avionë, tre helikopterë, tre drone dhe katër raketa lundrimi, përcjell “Bota sot”.
Siç raportojnë mediat ukrainase, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë goditur një bazë rusë të vendosur pranë aeroportit Chornobaivka
Ish kryeministri britanik kërkon që Putini të gjykohet sikurse “nazistët”
Ish-kryeministri britanik Gordon Broën ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me një gjykatë ndërkombëtare për veprimet e tij në Ukrainë.
Ish-udhëheqësi laburist është mes 140 akademikëve, avokatëve dhe politikanëve që nënshkruan një peticion që bën thirrje për një sistem ligjor të modeluar sipas gjyqeve të Nurembergut të kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë po heton liderin rus për krime të dyshuara lufte, por disa thonë se kompetencat e GJNP-së janë të kufizuara, përcjell “Bota sot”.
Broën tha se krijimi i një tribunali do të mbyllte një boshllëk në të drejtën ndërkombëtare “që Putini mund ta përdorte për t’i shmangur drejtësisë”.
Forcat ruse po synojnë që të pushtojnë pjesën jugore të Mariupolit.
Ndërkaq, banorët e këtij qyteti po vazhdojnë të jenë të bllokuar.
Kryetari i Komunës së Mariupolit e konfirmuar për BBC se luftimet kishin arritur në qendër të qytetit.
Rreth 400,000 njerëz janë bllokuar në Mariupol për më shumë se dy javë, megjithëse zyrtarët ukrainas thonë se gati 5,000 arritën të shpëtonin të premten.
Nga bombardimet e vazhdushme janë ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe ujë.
Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se të premten se Mariupol ka humbur qasjen në Detin Azov.
Kurse, ekipet e shpëtimit janë ende duke gërmuar nëpër rrënojat e teatrit të qytetit, i cili u bombardua të mërkurën.
Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, në bodrumin e teatrit mund të ketë qenë strehuar deri në 1,300 njerëz.
Më shumë se 80% e ndërtesave të banimit të qytetit thuhet se janë ose të dëmtuara ose të shkatërruara.