Live: Shqipëri – Armeni, kuqezinjtë për fitore

min lexim

Shqipëria për fitore


(E plotësuar) – 1′ Fillon ndeshja.

Intonohen himnet e kombëtareve.

Shqipëria synon fitore në miqësore ndaj Armenisë. 

Ndeshja pritet të jetë me rivalotet. 

 

Kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin vitin me fitore, publikohen formacionet zyrtare


Shqipëria pret në “Air Albania” Armeninë në miqësoren e fundit të këtij viti.

Edi Reja kërkon ta mbyllë me të paktën një fitore këtë vit dhe kështu në formacion ka zgjedhur që të aktivizojë disa nga lojtarët më të mirë në dispozicion dhe gjithashtu dy lojtarë që luajnë në Superiore.

Shqipëria vjen me rreshtimin 3-5-2, teksa në majën e sulmit do të jetë dyshja Skuka-Muçi.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Mihaj, Kumbulla, Bajrami, Hadroj, Laçi, Asllani, Çokaj, Lenjani, Skuka, Muçi.

Trajner: Edi Reja.

ARMENIA: Buçnev, Voskanianian, Harojan, Mkritçjan, Grigorjan, Hartjunjan, Dashjan, Hovhanisjan, Bçakhçjan, Babajan, Shaghojan.

Trajner: Roman Berezovski.

Kosova mbyll vitin ndaj Ishujve Faroe


Kosova mbyll vitin ndaj Ishujve Faroe.

Trajneri Giresse u beson dy titullarëve të Ballkanit

Pas barazimit ndaj Armenisë tri ditë më parë, Kosova do të kërkojë fitoren në miqësoren ndaj Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri”, një kundërshtar modest për ‘Dardanët”, që këtë grumbullim kanë shumë emra të rinj në përbërje.

Image

Trajneri Allain Giresse ka ndarë mendjen për formacionin me të cilin do të përballojë miqësoren e pasdites së sotme, teksa nga minuta e parë luajnë edhe dy futbollistët e Ballkanit, Lindon Emërllahu e Ermal Krasniqi..

Salihi: Mund të merrnim edhe Ujkën


Shqipëria do të luajë miqësoren e fundit të këtij viti kundër Armenisë në “Air Albania”. Përpara fillimit të sfidës, zv. trajneri i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, i cili shprehet se lojtarët e zgjedhur janë gat për këtë përballje.

“Ne pavarësisht se janë ndeshje miqësore, mundohemi t’i zhvillojmë si zyrtare. T’i japim mundësi elementeve të rinj. Më vjen mirë që fillojnë dy nga Superiorja. Shpresoj që në pjesën e dytë t’i jepet mundësia dhe të tjerëve.

Muçi-Skuka? Te ekipi Kombëtar janë 3-4 ditë që ke mundësi të punosh me njëri-tjetrin. Duhet të shikosh atë që kërkon ekipi dhe ta bësh atë që kërkon ekipi. Ata s’kanë luajtur me njëri-tjetrin, por do të përshtaten mirë.

Përveç këtyre lojtarëve që janë këtu, ka dhe lojtarë të tjerë. Lojtarët që janë thirrur këtu janë dhe prej pozicionit. Ujka për shembull mund të thirrej, por mesfusha këtu është e mbipopulluar.

I kërkojmë lojtarët, por nuk duhet t’i forcojmë. Për momentin në qarkullim, Lenjani është më i miri për skemën që luan trajneri. Lojtarët duhet ta fitojnë vetë pozicionin. Për deri sa luan Lenjani sot, ai është lojtari që i duket më i mirë trajnerit.

Asllani-Bajrami së bashku? Ka pasur raste që kanë qenë të dy në fushë. Secili mund të luajë nga minuta e parë. Pastaj është zgjedhja e trajnerit. Ka një rrugë të gjatë në këtë Kombëtare dhe mund të luajnë sërish bashkë.

Si unë si Ervini mundohem i të rritemi si në fushën e sportit e në jetë. Kemi pasur shansin për të punuar me një trajner të mrekullueshëm si Reja. Shpresoj që ta vazhdojnë punën sepse në sytë e mi ka bërë një punë mjaft të mirë”, u shpreh Salihi për “Super Sport”.

Sa tifozë priten në “Air Albania”?


Sa tifozë priten në “Air Albania”?

Tri ditë më parë “Air Albania” u mbush plot e përplot, për të ndjekur miqësoren mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-3 për “të kaltrit”, në një 90-minutësh plot spektakël.

Megjithatë stadiumi më i madh dhe më modern në Shqipëri nuk ofron të njëjtën pamje pasditen e sotme për miqësoren ndaj Armenisë, e cila do të jetë edhe ndeshja e fundit e kuqezinjve për vitin 2022.

Siç raporton gazetari i SuperSport, Sokol Xhihani, deri tani janë shitur rreth 4 mijë bileta, teksa deri në momentin e nisjes së ndeshjes, numri mund të shkojë maksimumi në 5 mijë, ose më pak se 25% e shifrave që u regjistruan të mërkurën në mbrëmje.

Natyrisht niveli i kundërshtarit ndikon jo pak në këtë interes të ulët, por duhet thënë se edhe rezultatet e dobëta të kuqezinjve gjatë vitit, kanë zbehur edhe më shumë dëshirën e tifozëve për të ndjekur ndeshjen në “Air Albania”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kontrolle nga distanca te mjeku i familjes 

Story i radhës

Kafshët mund të ndihmojnë njerëzit e sëmurë mentalisht

Të fundit nga