Sipas presidentit të Ukrainës, Zelensky, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin gjatë ditës së sotme.
Shtëpia e Bardhë, ende nuk ka konfirmuar viziten.
Sipas BBC, Zelensky pritet të kërkojë armë nga zyrtarët Amerikanë.
LEXO edhe: LIVE: Bombardime të mëdha në Ukrainë/ Britania e Madhe paralajmëron Rusinë
“Ne do të flasim për armët që na duhen,” tha ai të shtunën.
.(06:28) -Mijëra të vrarë, miliona njerëz të zhvendosur, Rusia vazhdon pushtimin agresivë në Ukrainë
Në vetëm tetë javë, Rusia ka bërë që Ukraina ta rijetojë tmerret më të këqija të shekullit të 20-të.
Mijëra të vdekur, miliona të zhvendosur, qytete të kthyera në gërmadha.
Forcat pushtuese të akuzuara për krime lufte bombarduan maternitetet dhe civilët e fshehur në një teatër. Rrethime urbane, varre masive, bisedime të pafrytshme paqeje.
E megjithatë Rusia nuk ka arritur të pushtojë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë. Forcat ukrainase kanë ngritur një mbrojtje të fortë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka treguar lidership të madh; të dyja e lidhin më ngushtë kombinshkruan BBC.
Por ndërsa forcat ruse rigrupohen në lindje, a mund t’i përballojë Ukraina ato? A munden fuqitë perëndimore të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake dhe të qëndrojnë të bashkuara rreth qëllimeve të përbashkëta të luftës?
Apo koha, lodhja dhe pakësimi i rezervave të municioneve do ta bëjnë dëmin e tyre? Kjo luftë është dy muajshe, por mund të ketë edhe shumë të tjera.