LIVE: Dita e katërt e luftimeve Ukrainë-Rusi, vazhdojnë sulmet në Kiev

February 27, 2022
1 minut lexim

Qytetarët ukrainas kanë vazhduar ta kalojnë kufirin në mes të Ukrainës dhe Polonisë edhe në orët e para të mëngjesit të së dielës së 27 shkurtit.

Ata po largohen nga luftimet e shkaktuara nga operacioni rus për pushtimin e Ukrainës. Më shumë se 120 mijë ukrainas janë larguar nga shteti i tyre si pasojë e luftimeve.

LEXO EDHE: LIVE: Dy shpërthime të mëdha në Kiev/ Detajet e fundit

Image

Një baba puth vajzën e tij pasi ajo, nëna dhe gjyshja ikën nga pushtimi rus dhe kaluan kufirin në Medyka, Poloni më 27 shkurt 2022. Reuters/Bryan Woolston

Në vijim janë disa nga fotografitë që agjencia e lajmeve Reuters i sjell nga vendi i ngjarjes.

Image

Një nënë qëndron me fëmijën e saj në një qendër të ndihmës pasi iku nga pushtimi rus i Ukrainës. Fotograifa është shkrepur në Prezmysl, Poloni më 27 shkurt, 2022. Reuters/Bryan Woolston

Kush dhe sa i dhuroi armatim të shtunën Ukrainës?

Derisa ukrainasit janë duke u përballur me sulmet e vazhdueshme të Rusisë, aleatët perëndimorë janë zotuar të dërgojnë armë shtesë për të mbështetur rezistencën e Ukrainës.

Vetëm të shtunën, shtete si SHBA-ja, Gjermania dhe Holanda ndanë armatim dhe mjete financiare në vlerë qindra miliona euro.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të dërgojë 350 milionë dollarë armë – duke përfshirë raketat anti-tank Javelin, sistemet kundërajrore dhe armë të tjera.

Qeveria gjermane tha se do të furnizonte Ukrainën me 1,000 granatahedhës anti-tank dhe 500 raketa tokë-ajër Stinger në mënyrë emergjente.

Holandezët njoftuan për dhurimin e 50 armëve anti-tank “Panzerfaust-3” dhe 400 raketa.

Të dy vendet thuhet gjithashtu se po shqyrtojnë dërgimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore në një bazë të NATOs në Sllovaki.

Më herët, NATO filloi shtonte numrin e forcave të saj në Evropën Lindore “për t’iu përgjigjur shpejt çdo rasti”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti ukrainas merr mbështetje edhe nga Prince William dhe Kate Middelton

Story i radhës

Horoskopi ditor, 27 shkurt 2022

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë