Live: Bayerni favorit

February 18, 2025
1 minut lexim

Milani eliminohet nga Champions League


Milani është eliminuar nga Champions League.

Feyenoord ka tronditur Milanin në “San Siro”, duke luajtur baras (1:1).

Feyennord e ka fituar takimin e parë me 1:0 ndaj Milanit duke u kualifikuar në të tetën e finales. 

Në minutën e parë Gimenez shënoi për epërsinë e Milanit. 

Carranza në minutën e 73-të ka barazuar rezultatin.  

Futbollisti Hernandez është përjashtuar në minutën e 51-të, duke lënë Milanin me një futbollist më pak.

Goli i Himenez me Milanin e fut në histori


Santiago Himenez ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Milanit në Ligën e Kampioneve në arenën më të rëndësishme të futbollit europian.

Sulmuesi meksikan gjeti rrjetën që në minutën e parë të sfidës së kthimit ndaj Fejenord, skuadrës të cilës i dha lamtumirën gjatë merkatos së dimrit.

Një gol që përtej faktit se është ndër më të shpejtët në historinë e Milanit në këtë turne, e bën atë futbollistin e dytë në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare në Europë, që shënon për një skuadër dhe kundër saj në të njëjtin edicion.

I vetmi që e kishte bërë këtë gjë më parë, ishte Koni Torstenson, i cili shënoi me fanellën e Bajern Mynih dhe kundër tij në Kupën e Kampioneve në edicionin 1973-1974.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Smartfoni i tri-palosshëm i Huawei debuton në tregjet ndërkombëtare

Story i radhës

Toronto, dalin nga spitali shumica e të lënduarve nga përplasja e avionit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë