smartfoni i tri palosshem i huawei debuton ne tregjet nderkombetare 67b4e4bc99501

Smartfoni i tri-palosshëm i Huawei debuton në tregjet ndërkombëtare

February 18, 2025
1 minut lexim

Huawei lançoi smartfonin e saj të tri-palosshëm jashtë Kinës ditën e Marte ndërsa përpiqet të rikthehet në tregjet globale pasi u godit rëndë nga sanksionet Amerikane.

Mate XT ka një çmim fillestar prej 3,500 eurosh ndërsa kompania ende nuk ka specifikuar se në cilat vende do të shitet modeli.

Pajisja debutoi vitin e kaluar në Kinë duke tërhequr vëmendje globale si smartfoni i parë i tri-palosshëm. Një smartfon me ekran të palosshëm gjer më sot kishte vetëm një bosht të mesëm palosjeje ndërsa Mate XT ka dy boshte palosjeje. Paneli i tij mund të përdoret me 1, 2 dhe 3 ekrane.

Përpara 2019-ës Huawei ishte një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë të smartfonëve duke sfiduar Apple dhe Samsung në segmentin Premium.

Pasi SHBA-ja vendosi sanksione në fillim të 2019-ës duke i bllokuar Huawei aksesin në çipe të avancuara dhe sistemin operativ Android, tregu i saj u zhyt.

Telefonët Huawei u zhdukën nga tregjet ndërkombëtare ndërsa brende të tjera mbushën hëndekun e krijuar.

Jashtë Kinës Huawei ka vetëm 0.3 përqind të tregut sipas të dhënave të IDC. Megjithatë në Kinë pjesa e tregut e Huawei u rrit në 17 përqind në 2024 nga 12 përqind një vit më parë.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

petkoviq i reagon ambasadorit gjerman per zgjedhjet ne kosove 67b4e1e94a40f
Story i mëparshëm

Petkoviq i reagon ambasadorit gjerman për zgjedhjet në Kosovë

live bayerni favorit 67b4e5a951907
Story i radhës

Live: Bayerni favorit

Të fundit nga

ShkoLartë