Asllani 19 minuta, Interi kualifikohet! Goditje e rëndë për Barcelonën
Barcelonës i shuhen shpresat e fundit, eliminohet nga gara e Champions League.
Fitorja e Interit me rezultat 4:0 ndaj Plzen-it, i jep goditje të rëndë Barcelonës e cila sonte ndeshet me Bayernin.
Për fitoren e Interit shënuan futbollistët Mkhitaryan (35′), Dzeko (42′ e 66′). Lulaku (87′).
Shqiptari Kristijan Asllani u paraqit nga minuta e 71-të për Interin.
Bayerni kryeson me 12 pikë në Grupin C të Champions League, pasojnë Interi 10, Barcelona 4 dhe Plzen është në fund me 0 pikë.
Bayerni dhe Interi kualifikohen në të tetën e finales një xhiro pa përfunduar faza e grupeve.
Club Brugge pëson debakël pëson debakël
Porto i ka shkaktuar debakël me rezultat 4:0 Club Brugge-s, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit B të Champions League në futboll.
Porto ka marrë tre pikë që i japin gjasa reale për kualifikim.
Golat i realizuan Taremi (33′ e 70′), Evanilson (57′), Eustaquio (60′),
Lang i Club Brugge dështoi nga penalltia në minutën e 51-të. Club Brugge
Kryeson me 10 pikë, pasojnë Porto me 9, Atletico Madrdi 4 dhe Leverkusen 3.
Live: Barceloan sfidohet nga Bayerni
Barcelona ka ende një fije shprese për të siguruar një vend në 16 më të mirat në Ligën e Kampioneve. Por kompanitë e basteve duket se ua kanë hequr vizën katalanasve.
Kështu, kompania “FiveThirtyEight” e llogarit Barcelonën të “rënë” në Ligën e Europës, duke e konsideruar skuadrën e Ksavit favoriten numër një për fitimin e këtij kompeticioni.
Sipas kësaj faqe parashikimesh, skuadra e Ksavit ka vetëm 7% shanse për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, ndonëse për të arritur deri atje do të duheshin një sërë kombinimesh të favorshme.
E njëjta faqe ueb-i e jep Barçën favorite të madhe për të fituar Ligën e Europës me 24% shanse. Pas saj vjen Arsenali (14%), Ajaksi (10%) dhe Man. Junajtid (6%).