Lista Serbe kthehet në Kuvend, këta janë deputetët e rinj

min lexim

Deputetët e Listës Serbe të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, janë zëvendësuar me deputetë të tjerë të kësaj partie.

Kështu u bë e ditur në seancën e sotme plenare të Kuvendit, nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. Deputetët e rinj të Listës Serbe dhanë betimin dhe pastaj lëshuan sallën.

Më poshtë ua sjellim emrat e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe dhe emrat e zëvendësuar:

Slavko Simiç zëvendësohet me Milan Kostiç nga Lista Serbe
Igor Simiç zëvendësohet me Zoran Maksimoviç nga Lista Serbe
Miljana Nikoliç zëvendësohet me Olivera Zdravkoviç nga Lista Serbe
Zoran Mojsiloviç zëvendësohet me Milan Joksimoviç nga Lista Serbe
Verica Çeraniç zëvendësohet me Ksenija Bozoviç nga Lista Serbe
Branislav Nikoliç zëvendësohet me Rados Mihajloviç nga Lista Serbe
Milosh Pervoviç zëvendësohet me Nenad Radenkoviç nga Lista Serbe
Ljubinko Karadzhiç zëvendësohet me Svetislav Jokiç nga Lista Serbe
Jasmina Dediç zëvendësohet me Biljana Maksiç nga Lista Serbe
Dragana Antonijeviç zëvendësohet me Cvetko Veljkoviç nga GI SPO

Më 5 nëntor 2022, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërkaq me 7 nëntor edhe zyrtarisht dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ekskluzive: Eksperti gjerman Bodo Weber: Putini dëshiron një front të dytë në Ballkan / Kjo është urgjenca e dialogut Kosovë-Serbi

Story i radhës

Napoli në ndjekje të talentit shqiptar

Të fundit nga