Ish shefi i Antidrogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, ka folur për listën e nxjerrë nga hakerat iranianë, që dyshohet se përmban emrat e personave të dyshuar apo verifikuar nga Policia e Shtetit për ngjarje të ndryshme.
Zagani tha se dyshon që listat të kenë dalë nga sistemi TIMS, ku ka një rubrikë për personat e dyshuar nga policia.
“Sistemi i policisë, janë sy sisteme bazë TIMS dhe MEMEX, që është kartoteka e policisë kriminale. Në kartotekë është shumë e vështirë të hysh nga jashtë.
TIMS ka disa rubrika. Një nga këto rubrikat, janë personat e dyshuar. Janë persona që mund të kenë procedim penal dhe policia ka bërë një dosje. Për mua ajo është listë e nxjerrë nga TIMS.
Kam bindjen se është rubrika “të dyshuarit” nga sistemi TIMS.
TIMS ka rubrika të ndryshme, si një ndërtesë e madhe që ka zyra të ndryshme me funksione të ndryshme”, tha Zagani në emisionin “Të Paekspozuarit” në Mcn Tv.