Lista e Kombëtares U-21 pëson ndryshime, largohet Rrapaj, thirret Ruci

March 26, 2022
1 minut lexim

Lista e Kombëtares shqiptare U-21, e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë ka pësuar sërish ndryshime.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Arinaldo Rrapaj ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të japë kontributin e tij në ndeshjen e dytë ndaj Anglisë.

Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në ekip mesfushorin e Bylisit, Flamur Ruci, i cili i është bashkuar menjëherë ekipit.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Anglisë më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:45, teksa vazhdojnë grumbullimin në qytetin e Durrësit dhe përgatitjet për këtë ndeshje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy bomba në Shkodër/ Brenda 5 minutash goditen dy biznese, një i kandidatit të PD

Story i radhës

“Do thonë u deh Rudina”, ama ndodh se njerëz jemi të gjithë

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë