Për ty shqiptar, me diell Zoti mbi kokë
Kujdes mos të të namë kjo tokë?!
Për ty kameleon…
Gjithë jetën, flet hapur, me grupe kolegësh dhe miqësh, në tubime dhe kuvende të ndryshme, në ndeja dhe akademi. Gjithë jetën shkruan komente, analiza, tregime, novela, romane, drama, skenar filmash, për vetëdijësimin, e popullatës, për adresimin e drejtë të brezave tanë të rinj. Për informacionin e sakt, se çtë bëma ogurzeza kishim dhe na lanë faqezinjt osmanllinjt me krimet më monstruoze makabre. Ndërsa për dhjetë ditë vrullshëm brenda vitit, (gjatë dy festave; gjashtë dhe tre ditë bajramash), ngarkohet e shkarkohet prej qindra e qindra urimesh dhe përshëndetjesh “Me hajër Bajrami! Inshallah tjetri ma i mjam se ky…allahi na mbrojt e na g’zoftë me k’to festa tona të rahmetshme…”
Galdohet e ngazëllehet duke shkumbëzuar gulshuar mbi bakllava dhe copra mishërash, nga gjithë ato masakra ndaj mijëra kafshësh, brenda dite, gjithë andej trojeve shqiptare, si dikur sulltanet me kolona kriminelesh, qindramijëra vrasësish, mu në prak të këtyre festave, mbi troje dhe trupa shqiptare, mbi nënat, baballarët, pleqt dhe foshnjet, mbi nënat shtatëzëna.
Çdëshmi ogurzeza mbeteshin masakrimet gjenocidale, si ai i Kaçanikut, me hunjt, plot kaçarrema-kunxha-gaxhele, ngulur mbi ta mizorisht, trupa shqiptarësh (arrnautësh), në çdo dhjetë metra.
Një prej qindra fushatave gjenocidale, qindra vjeçarëve, në ngulm të sakatosjes dhe zhdukjes së çdo gjëje shqiptare mbi tokat arbërore.
Pse fsheh faqen tënde të galme “lum” intelektuali i edukimit dhe ngritjes së vetëdijës së shëndosh tek brezat e rijn?!
Pse?! PSE?!!!
Pse të pëlqen të jesh kameleon në verbullin gëlltitës asimilues të të gjithë asaj, që është trungu dhe shpirti i gjenezës tënde?!
Pse të pëlqen të jesh rrënjë prerë, të jetosh lis pa rrënjë.
Lisi pa rrënjë, edhe nga një shtrëngatë më e vogël, bie për dhe!
[Nexhmedin Syla-brez mazrreku, 10 korrik, 2022, Dardani)
[Nga cikli: Për ty kameleon]