Lirohet nga burgu Vali Corleone, publikon foto nga shtëpia (FOTO LAJM)

1 minut lexim

“Princ Valentino Corleone’ është liruar nga paraburgimi, ku po mbahej qe dy muaj. Burime të Express Rozë bëjnë me dije se Vali është liruar para disa ditësh, derisa tek sot ka publikuar fotografi, ku shfaqet në ambientet e shtëpisë.

Ndryshi, ai ishte arrestuar nën dyshimet se ka kanosur babanë e tij derisa ishin në shtëpinë e tyre.Lajmin për arrestimin e tij e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ankuesi ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari P.V.C e kishte kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre. I dyshuari dyshohet se në vazhdimësi iu shkakton dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tij. I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari zë ndalohet për 48 or. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore”, kishte thënë Ismet Hashani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tragjike/ Vdesin babë e bir gjatë një përleshjeje në një familje, në veri të Mitrovicës – i dyshuari arrestohet nga policia

Story i radhës

Pse Greqia kaq armiqësore me ne?

Të fundit nga