Shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka ndarë një imazh të 20 të burgosurve të luftës të cilët janë liruar gjatë një shkëmbimi të të burgosurve.
Të burgosurit u mbajtën nga forcat ruse në Olenivka dhe në rajonet e pushtuara përkohësisht në Zaporizhia dhe Kherson.
Në këmbim, 20 ushtarë rus u liruan nga forcat ukrainase, raporton Sky News.
Ndryshe, janë bërë shtatë muaj prej kur ka filluar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.
Burimi: GAZETA.MK