Sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj ka ndërprerë marrëveshjen me Malishevën, pa djersitur fanellën.
Futbollisti Fetahaj nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëveshjen me ekipin e Malishevës, shkak arsyejeve familjare.
“Dua të ju njoftoj që për arsyeje personale dhe familjare, kam vendosur të ndërpres kontratën me FC Malisheven.
Faleminderit presidentit, Driton Morina që më ka mirëkuptuar”, ka shkruar Fetahaj.