Pasi që e bëri zyrtare transferimin e Altin Sylejmanit, Liria e ka vazhduar merkaton duke sjellë edhe një tjetër përforcim në skuadër.
Bëhet fjalë për sulmuesin John Petrus, i cili i bashkohet skuadrës së Lirisë si transferimi më i ri i klubit.
Sulmuesi nga Namibia është titullar në kombëtaren e tij dhe i është bashkuar treshes namibiane te Liria, Siyabonga Dube, Prins Tjiueza dhe Aprocious Petrus.
“Sulmuesi Namibian 𝗝𝗢𝗛𝗡 𝗣𝗘𝗧𝗥𝗨𝗦, njëherësh titullar standard i kombëtares i është bashkangjitur treshes Namibiane.
Sulmues me instikt vrasësi të cilin do të dëshironin ta kishin të gjitha klubet.
Me kualitetin e teknikën e tij të lartë premton se do ta elektrizoj publikun Prizrenas dhe jo vetëm atë”, shkroi Liria në “Facebook”.