Liria nuk e filloi mirë! Gjeraj: Pati shumë faktorë

min lexim

Liria e Prizrenit nuk ka startuar mirë në edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.

Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, tregon edhe shkaqet që dolën duarthatë nga Rahoveci, duke pësuar humbje me rezultat 2:0.

Futbollistët e Lirisë hedhin pas shpine humbjen në Rahovec, tani përqendrohen për sfidën në udhëtim me Drenasin. 
Gjeraj shpjegon shkaqet e humbjes në hapje të edicionit të ri.

“Mendoj që pati shumë faktorë që nuk shkoj si duhet, duke u nis nga fusha e keqe, temperatura e lartë, dhe disa lojtarë ju duhet akoma kohë që të adaptohen në ekip.

Mirëpo, është vetëm java e parë dhe do të përmirësohemi edhe më shumë”, thotë  Gjeraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Liria sërish luan jashtë, kësaj radhe ndaj Drenasit që befasojë (1:0) Trepçën, si e sheh ekipin tuaj në këtë sfidë?

“Unë mendoj se në Ligën e Parë çdo ekip mund ta mposht njëra – tjetrën, andaj shpresoj në fitore sepse ne hyjmë për çdo ndeshje vetëm për 3 pikë. Do të angazhohemi vetëm për 3 pikë”, përfundon Gjeraj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Misioni i NATO-s dhe konflikti në Ukrainë

Story i radhës

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Të fundit nga