Prishtina ka luajtur baras (1:1) me rivalin e vjetër Lirinë e Prizrenit, në takimin që u zhvillua në kampin Nacional në Prishtinë.
Në minutën e 10-të, Lirinë e ka shpëtuar tërthorësja.
Leotrim Kryeziu me një gjuajtje të fortë ka kaluar në epërsi Prishtinën pikërisht në minutën e 34-të.
Në pjesën e dytë, Stafa nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, ka goditur tërthorësen e Prishtinës.
Pas gjashtë minutave i njëjti futbollist ka shënuar gol nga rreth 20 metra por goli i tij anulohet pas shikimit të VAR-it, pasi që kishte shkaktuar faull.
Në minutën e 75-zë, Prince Tijueza, ka barazuar rezultatin.
Në minutën e 78-të Hasan Hyseni pengohet nga portieri dhe penallti për Prishtinën.
Portieri Shala është trim i ndeshjes, ka pritur penalltinë e Kryeziut të Prishtinës, gjuajtja e të cilit ka qenë qendrore.
Në minutën e 90+4, Kurtaj i pafat ku topi ndalet nga shtylla e djathtë e Lirisë.
Pas javës së pestë, Llapi kryeson me 10 pikë, pasojnë Ballkani 10, Malisheva 9, Prishtina 9, ndërsa Liria renditet në vend të gjashtë me 6 sosh.