Liria e Prizrenit “blindon” pozitën e dytë, ndërsa Trepça e Mitrovicës fundoset në renditjen e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Liria i shkakton humbje të rëndë (3:0) rivalit të vjetër Trepçës.
Besa e Pejës mposhtet si vendas me 1:0 nga Rahoveci. Besa as në tokë as në qiell.
Trepça ‘është në pozitën e parafundit me 26 pikë e Besa e fundit me 25, dy skuadra me traditë po rrëshqasin drejt ligës së dytë, katastrofë e madhe.
Trepça ’89 kryeson me 51 pikë, pasojnë Liria 41, A&N 33, Phoniex 32, Vëllaznimi 32, Rahoveci 30, Istogu 28, Drenasi 28, Trepça 26 dhe Besa 25.
Rezultatet
Besa – Rahoveci 0:1
Liria – Trepça 3:0
Trepça ‘89 – Istogu 0:0
Phoenix – Vëllaznimi 1:1
Drenasi – A&N 1:0