Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se të premten në në orët e vona në magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani.
“Gjatë kontrollit të kamionit janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia)”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia shton se mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.
Burimi: botasot.info