Linjat e autobusëve 19, 20, 22, 52 dhe 54 nuk dolën në qarkullim, qyteti u ka borxh 500 mijë euro

October 31, 2022
1 minut lexim

Autobusët me numër 19,20,22,52 dhe 54 prej sot nuk dolën në qarkullim. Qyteti i Shkupit atyre u ka borxh diku 500 mijë euro.

Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkon takim urgjent me menaxhmentin e NQP-së dhe qytetit të Shkupit.

Edhe pse Dimitrijevski dje paralajmëroi thjeshtë se mund të ketë vështirësi në funksionimin normal, gjithsesi sot shoferët e autobusëve privatë të këtyre linjave nuk dolën fare në qarkullim.

Ata kërkojnë pagesën e borxhit për muajt gusht, shtator dhe tetor.

Më së shumti që pësojnë në këtë rast janë qytetarët të cilët kohëve të fundit po përballen me probleme ekstreme me qarkullimin publik. Shpesh herë qytetarët presin periudhë të gjatë dhe në fund mësojnë se në fakt nuk ka fare qarkullim të autobusëve. Shpesh ndodhë që edhe shoferët e autobusëve të shmangin ndonjë stacion autobusi, nuk ndalojnë për të marë udhëtarë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Brazili ka një president të ri

Story i radhës

Si nis nëntori për secilin prej jush? Astrologia e njohur: Emocione të forta këtë javë, financat marrin tatëpjetën për këtë shenjë

Të fundit nga

ShkoLartë