Linja Galaxy S23 pritet të sjellë ndryshime radikale në dizajn

September 28, 2022
1 minut lexim

Disa imazhe jozyrtare të flagshipit të ardhshëm të Samsung sugjerojnë se kompania mund të distancohet nga dizajni i kamerave të pasme me modelet e reja Galaxy S23.

Imazhet e publikuara nga OnLeaks, tregojnë vetëm lentet e tre kamerave të pasme pa hapësirë të ngritur rreth tyre. Është një dizajn i ngjashëm me atë të Galaxy S22 Ultra lançuar këtë vit.

Por OnLeaks nuk është ndaluar vetëm në foto duke dhënë më shumë detaje. S23 pritet të ketë ekran 6.1-inç ndërsa S23 Plus një ekran më të madh prej 6.6-inç.

Të dy smartfonët do të kenë tre kamera të pasme edhe pse numri i saktë i tyre mbetet për tu konfirmuar. Sa i takon procesorit, smartfonët vinë me Snapdragon 8 Gen 2 për variantet Amerikane ndërsa pritet të ngelet me Exynos për versionet ndërkombëtare.

Në Gusht një tjetër raport tha se Samsung do të aplikonte sensorin e ri 200-megapiksel që do të prodhonte imazhe akoma më të mprehta se sensori 108-megapiksel i S22 Ultra.

Seritë S22 u prezantuan në Shkurt të këtij viti ndërsa S21 në Janar. Kjo na bën të mendojmë se linja S23 është vetëm pak muaj larg. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zhvillimet në BDI, Bexheti: Shumë shpejt do të informojmë për hapat e mëtutjeshëm!

Story i radhës

Presidenti i FIFA-s vjen me një vizitë speciale në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë