Linja e tabletëve të Samsung vjen me një model Ultra

February 10, 2022
1 minut lexim

Së bashku me linjën Galaxy S22, Samsung rifreskoi ditën e sotme gamën e tabletëve, që deri në një farë mase kishim dijeni. Për herë të parë Samsung prezantoi një tablet Ultra i cili qëndron në një linjë me brendin Ultra që kompanisë në smartfonët më të mirë.

Tab S8 Ultra ka specifika më të avancuara sesa Tab S8 dhe S8+. Kompania pretendon se është tableti i parë 2n1 Android me ekran 14.6-inç Super AMOLED.

Ekrani me rezolucion 2960×1848 ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz duke e bërë përdorimin e S Pen një eksperiencë unike. Madje Samsung thotë se përdor algoritme për të ofruar një eksperiencë sa më të ëmbël me përdorimin e S Pen.

Lapsi i ri është përfshirë edhe në S8 dhe S8+. Dy kamerat ballore 12-megapiksel, një me kënd të gjerë dhe një standarde sjellin një tjetër eksperiencë të veçantë në video konferenca apo thirrje 4K.

Të tre pajisjet kanë procesorin 4-nanometër me tetë bërthama që Samsung thotë se është më i shpejti vendosur në një tablet Galaxy.

Android 12, Bluetooth 5.2, Wi-Fi 6E dhe kartë microSD janë specifika të tjera. Memorja prej 8GB RAM kombinohet me 128 ose 256GB memorie të brendshme për modelet S8 dhe S8+.

Ndërkaq modeli S8 Ultra vjen me 16GB RAM dhe 512GB memorie të brendshme. Të tre tabletët ndajnë të njëjtin sistem kamerash me një sensor 13-megapiksel kryesor, dhe 6-megapiksel ultra-wide. S8 dhe S8+ kanë vetëm një kamër ballore.

Së fundi tabletët kanë teknologji karikimi 45-vat që karikon baterinë në S8 Ultra për 90 minuta dhe S8, S8+ për 80 minuta.

Diferencat mes S8 dhe S8+ ndahen tek madhësia. S8 ka ekran 11-inç LED me rezolucion 2560×1600 ndërsa S8+ ekran 12.4-inç me rezolucion 2800×1752.

Çmimet fillojnë nga 700 dhe 900 dollarë për S8 dhe S8+ respektivisht dhe 1,100 dollarë për S8 Ultra. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Standardi i Xhafer Devës dhe “heronjtë” serbo-komunistë!

Story i radhës

Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të përballet me emocionet e tij të mëdha?

Të fundit nga

ShkoLartë