“Ku ka shumë dritë, ka edhe hije të mëdha”, thotë një proverb, dhe në të vërtetë, shpesh gjejmë shumë hije të theksuara tek njerëzit e mëdhenj gjatë historisë. Ndër figurat e pakta historike që shkëlqejnë në dritë pothuajse të pastër, karakteri i të cilit është plotësisht harmonik dhe plotësisht fisnik, është Princi arbëror Gjergj Kastrioti.
Gjergj Kastrioti është një pasardhës i rrënjëve të lashta iliro-arbërore të kombit tonë, i shtëpisë princërore të Kastriotëve. Ai lindi 621 vjet më parë respektivisht më 6 maj të vitit 1405 dhe ishte më i riu nga katër djemtë e Gjonit dhe Vojsavës. Që në rini të hershme, Gjergji ynë kishte një prirje të veçantë për një karrierë ushtarake. Kjo na është bërë e ditur nga përshkrimet e bashkëkohësve të tij në veprat që ne sot bazohemi dhe kronikat e dokumentet historike arkivore, se si i vogël Gjergji kishte treguar talent të rrallë në artin ushtarak dhe këtë e kishte zbuluar me kohë vetë babai i tij Gjon Kastrioti.
Lindja e këtij arbërori të madh nuk ishte një rastësi, por një plan hyjnor me qëllim shpëtimin e Arbërisë dhe mbrojtjen e lirisë së saj dhe civilizimit të përbashkët europian. Ai që në djep nga ninullat që nëna e tij Vojsava ia këndonte iu bashkua biografive tëe njerëzve të mëdhenj të historisë së Arbërisë, Europës dhe Botës. Sa më tepër që rritje fizikisht si trup, aq më shumë ai shfaqte talnetin e tij në dritë dhe tregonte se cilët ishin, heronjtë e historisë që do të bëheshin frymëzim i tij, sepse ai i imitonte ata, ai donte të bëhej si ata, si paraardhësit e rrënjëve të tij Aleksandri i Madh dhe Pirro.
Sikur tregojnë fakte historike fiziku i vogël,por që kishte tregues të zhvillimit të tij, sepse ai vazhdiisht dontë të ushtronte, nuk qëndronte pasiv, kërkonte sfida, beteja, luante me babain e tij lojërat e artit të njohur ushtarak arbëror që kishin mbetë në traditën e vendit nga Aleksandri i Madh dhe Pirro e që do ta bënin atë jo vetëm një sy shqiponje, por edhe të përshtatshëm për një jetë ushtarake në të ardhmen.
Por mbreti dhe babai i tij Gjon Kastrioti tanimë e kishte idenë se një shpirt i fuqishëm banonte brenda këtij trupi të thjeshtë e të vogël të birit të tij Gjergjit. Ai ishte i destinuar apo më mirë të thuhet thirrja e tij ishte që të bëhet një Aleksandër i dytë i Madh, një Pirro i dytë i Madh dhe kështu ndodhi ,ai jo vetëm se u bë një gjeneral e burrështeti i madh, por edhe një nga mbrojtësit e mëdhenjë të atdheut dhe civilizimit të përbashkët arbëror. Ai nuk mund të dilte ndryshe nga rrënjët prej nga rridhte si filizi i ri i Iliro-Abrërisë,dhe gjatë gjithë jetës së tij që nnga fëmijëria edhe pse i privuar nga babai dhe nëna e tij ,duke qëndruar si peng në oborrin e sulltanit ,ai sërish tregoi një lidhje të pashkëputshme me këto rrënjë dhe asnjë herë nuk i harrojë ato. Jo rëstësisht ai kur u mor nga duart e babait dhe nënës së tij nga sulltani, ai kishte premtuar babait Gjonit dhe nënës së tij Vojsavës se nuk do t’i harronte asnjëherë rrënjët e tij, djepin që e përkundi dhe u rrit me ninulla të ëmbëla iliro-arbërore, dhe se një ditë do të kthehet atje me krahun e tij të fortë për ta çliruar Arbërinë e tij të dashur. Aty ku u lind dhe i mori hapat e parë të jetës dhe atdhedashurisë, aty ku shpirti e fryma e kanë lirinë e tyre atërore, aty ku u rritë nga duart e arta e të bekuara të nënës dhe babait të tij, aty ku e mësoi ABC-n e gjuhës, lirisë, jetës dhe patriotizmit.
Kur Princi arbëror Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) u mor peng në oborrin e sulltanit ai gjatë shërbimit të pavullnetshëm ,pra pa dëshirën e tij ndaj kësaj perandorie pa me sytë e tij së si persekutoheshin dhe vriteshin popujt e pafajshëm, por edhe se si vritej e persekutohej edhe populli arbëror, familja e tij dhe vëllezërit e tij arbëror, ai i pa të gjitha por i mbajti në zemrën e zij që i pikonte nga dhmbj për atdheun e tij që dergjej në mjerim e pushtim otoman,sepse në atë kohë sikur dihet gjysma e tokave arbërore e dardane rënkonin nën shtypjen e tmerrshme të gjysmëhënës otoman(turke).
Pas rikthimit të tij në atdheun e tij arbëror dhe në besimin e tij të krishterë, ai u bë njeriu më i urryer në Perandorinë otomane dhe më i përçmuari në të gjitha vendet ku kjo perandori kishte pushtuar dhe sunduar në ato vende ku ajo i shtypte idealet e lirisë dhe të pavarësisë. Por, mbreti ynë arbëror Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) u bë njeriu më i dashur në Iliro-Arbërinë e tij , më i admiruar dhe më shpesh i përmendur në Europën e asaj kohe,ngase ai tanimë ishte bërë mburoja e Europës ai ishte qendra ku vendosej për luftën dhe paqen,ai, arbërorët e tij ,populli i tij ishin bërë muri i pakalueshëm i Perandorisë pushtuese otomane.
Ai luftoi kundër ndarjes së atdheut të tij arbëror, dhe në përpjekjet e tij, u mishëruan dëshirat dhe idetë e të gjitha mendjeve fisnike arbërore që nga rikthimii i tij dhe çlirimi i Arbërisë më 28 nëntor 1443, ku më pas edhe themeloi një Arbëri të bashkuar në kuvendin e Lezhës më 2 mas 1444.
Këtu, u realizua ajo që paraardhësit tanë e kishin për zemër idealin e lirisë dhe të unitetit dardano-iliro arbëror e që ia mësonin edhe bijëve e bijave të tyre që ta njihni këtë unitet si një që fiset e Ilirisë i bashkoi Zoti duke i bërë një në kuvend e në besëlidhje. Që do të thoshte se uniteti i tillë arbëror në kuvendin e Lezhës i shpartallojë kurthet demoniake të sajuar të armiqëve të Iliro-Arbërisë. Në kuvendin e Lezhës në krye me Gjergj Kastriotin arbërorët e quajtën veten një, dhe kështu ata formuan një fuqi, një burim fuqie që dilte nga kjo zemër e unitetit vëllazëror darano- iliro arbëror. Në qytete dhe në fshatra dardano-arbërore, në lindje e në perëndm,në jug dhe në veri të kombit, nga Kruja, Epiri e Lezha e tij deri në Prizren e Ulqin të tij, Arbëria dhe Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) konsiderohen të lidhur në mënyrë të pandashme si binjakët Siamezë.
Që nga ajo ditë e 28 nëntorit e vitit 1443, kur u kthye nga oborri i sulltanit dhe hyri në Krujën e tij si shpëtimtar e çlirues i atdheut të tij, ai tanimë ishte bërë një faktor në çështjet europiane, një faktor që fillimisht principatat dhe mbretërit fqinje të Gadishullit ilirik dhe Europës, e më vonë të gjitha kombet duhej ta merrnin parasysh. Asnjë njeri i gjallë nuk ngjall edhe sot një shkallë kaq të lartë interesi kombëtar dhe ndërkombëtar sa ai. Detyra e tij ndaj Atdheut, e kombinuar me një guxim moral , trimëri e heorizëm të pashoq që frymëzon admirim edhe sot kudo në mes nesh e në botën e civilizuar, krijoi këtë kryefigurë historike, heroike arbërore e europiane, e cila është e destinuar të mbetet në kujtesën popullore për shumë breza që do të vijnë, më saktësisht përgjithmonë.
Europa në atë kohë, më në fund e kishte gjetur një njeri , një hero, një burrështeti, një mbrojtës e liridashës dhe e shikoi atë me habi. Peshoret në të cilat peshohen njerëzit e mëdhenjë si p.sh: Aleksandri i Madh, Pirro. Konstantini i Madh, Karli i Madh, Uashingtoni, Linkolni etj, janë për të.
Ai kishte një vullnet të fortë dhe pavarësi personale duket se këto rridhnin në gjakun e familjes Kastrioti, sepse ashtu si babi i tij, edhe paraardhësit e tij kanë luftuar kundër secilit armik që i cenonte të drejtën e tyre të lirisë dhe pavarësisë. Ai e bëri lidhjen e fortë të patriotizmit,virtytit dhe unitetit arbëror dhe këto u bënë themele nga Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) për çlirimin e Arbërisë nga pushtuesi otoman dhe se fisnikët e tij arbëror u bashkuan në një lidhje patriotike të virtytit e unitetit sikur ishte kuvendi i Lezhës, e cila Lidhje, shpejt u bë një forcë në çlirimin e Iliro Arbërisë dhe mbrojtjen e civilizimit europian, por edhe si një shmebull i përbashkimit jo vetëm arbëror ,por edhe i Bashkimit të vetë Europës. Ylli i vogël është ushqyer dhe dashur me shumë sakrificë dhe kujdes nga prindërit e tij kur ishte ende i vogël para se ta merrnin peng në oborrin e sulltanit, e që më pas u bë nga një yll i vogël në yllin e madh-diellin e Arbërisë që edhe sot na bënë dritë dhe na tregon se ku është e ardhmja jonë si komb brenda familjes europiane.
Me pak fjalë kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) është një thesar i madh, që askush nuk mund ta matë.
Faleminderit Zotit e familjes Kastrioti(Gjonit dhe Vojsavës së bekuar), që i dha si dhuratë kombit tonë Gjergj Kastriotin, shpëtimtarin dhe mbretin e Ilirisë! Lavdi Perëndisë që në vazhdimësi na e bekoi më figura fisnike arbërore sikur ishte Gjergj Kastrioti,Pjetër Bogdani, Nënë Tereza,Gjergj Fishta,Ibrahim Rugova etj.
Gjergj Kastriotit tonë të pavdekshëm, i qoftë lavdi përgjithmonë!
Burimi: botasot.info

