aksion i madh ne shkup per tete ore sanksionohen 116 motocikliste konfiskohen tre motocikleta 6a14c96f709ca

Aksion i madh në Shkup: Për tetë orë sanksionohen 116 motoçiklistë, konfiskohen tre motoçikleta

May 26, 2026
1 minut lexim
FB IMG 1779739583056 1152x1536 1

​Gjatë ditës së sotme (25.05.2026), nga ora 10:00 deri në 18:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë realizuar një aksion të përforcuar kontrolli në territorin e Shkupit, me fokus sanksionimin e shkeljeve nga drejtuesit e motoçikletave.

Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar gjithsej 116 drejtues mjetesh. Prej tyre, 64 raste kanë qenë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse (kaskës), 13 për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi, si dhe tre raste për motoçikleta të paregjistruara, krahas shkeljeve të tjera.

​Gjithashtu, janë konfiskuar tre motoçikleta për shkak të veprës penale nga neni 297-a i Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

​Nga policia njoftojnë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht motoçiklistëve, që t’i respektojnë rregullat për të rritur sigurinë rrugore.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sali sikur edhe tre here ta nderrojme kushtetuten pa i pergatitur institucionet nuk i plotesojme kushtet per anetare e plote ne bashkimin evropian 6a14c822cac79
Lajmi i mëparshëm

Sali: Sikur edhe tre herë ta ndërrojmë Kushtetutën, pa i përgatitur institucionet nuk i plotësojmë kushtet për anëtare e plotë në Bashkimin Evropian!

Të fundit nga

ShkoLartë