kryeministri izraelit benjamin netanyahu shtrohet ne spital ne jerusalem 6a14bf4b32c0c

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital në Jerusalem

May 25, 2026
1 minut lexim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është dërguar në Spitalin Hadassah në Ein Kerem, pranë Jerusalemit, për “kujdes dentar”, sipas një deklarate të zyrës së tij.



Zyra e kryeministrit konfirmoi se vizita në spital u krye pas raportimeve të mediave izraelite se Netanyahu ishte shtruar për trajtim mjekësor. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij, përveç se bëhej fjalë për kujdes rutinë.

Shëndeti i 76-vjeçarit Netanyahu ka qenë më herët në vëmendjen e mediave, pasi muajin e kaluar ai njoftoi se i ishte nënshtruar radioterapisë për trajtimin e një kanceri të prostatës në fazë të hershme, pa specifikuar kohën e saktë të trajtimit.

Kryeministri izraelit ka deklaruar më herët se publikimi i informacionit mjekësor ishte vonuar për rreth dy muaj, me argumentin se dëshironte të shmangte, sipas tij, “propagandën kundër Izraelit” nga Irani në një periudhë lufte.

Në vitet e fundit, Netanyahu i është nënshtruar edhe ndërhyrjeve të tjera mjekësore, përfshirë vendosjen e një stimuluesi kardiak në korrik 2023 dhe një operacion në prostatë në vitin 2024.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

monopatinat shkaktojne 37 aksidente ne tetove 6a14ad50b7511
Lajmi i mëparshëm

Monopatinat shkaktojnë 37 aksidente në Tetovë

sali sikur edhe tre here ta nderrojme kushtetuten pa i pergatitur institucionet nuk i plotesojme kushtet per anetare e plote ne bashkimin evropian 6a14c822cac79
Lajmi i radhës

Sali: Sikur edhe tre herë ta ndërrojmë Kushtetutën, pa i përgatitur institucionet nuk i plotësojmë kushtet për anëtare e plotë në Bashkimin Evropian!

Të fundit nga

ShkoLartë